Adrian Civici nga universiteti Mesdhetar i Tiranës, në një intervistë për Top Channel rendit 3 zhvillime kryesore nga politika shqiptare për vitin që po lëmë pas.

Civici: Nga pikëpamja e zhvillimeve politike të vitit 2019 u markua nga tre element të rëndësishëm. Së pari nga i gjithë proçesi i reformës në drejtësi që implikoji direkt ose indirekte të gjithë veprimtarinë politike në Shqipëri.

Ndërsa analisti Enton Abileka,  thotë se kryefjala e këtij viti politik ishte kriza.

Abilekaj: Filloi me krizë dhe mbaroi me krizë. Filloi më krizën e ministrit të jashtëm që sot është Edi Rama dhe në ditën që Shqipëria merr presidencën e OSBE-së, kemi një krizë përfaqësie.

Por cilat do të jenë krye-sfidat për klasën politike shqiptare gjatë 2020?

Adrian Civici dhe Enton Abileka, kanë të njëjtën qasje në raport me opozitën kur thonë se zotit Basha i duhet një kurs i ri politik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA