Dyshohet se morën ryshfet për zbutje masash/ SPAK merr të pandehur dy ish-prokurorë të Prokurorisë së Sarandës
Vëllezërit Korçarë, Endri dhe Stefi, kanë gjallëruar sërish qendrën historike në Gjirokastër.
Denisa Gjezo këngëtarja nga Gjirokastra që shoqëroi gjithë koncertin tha se kjo është atmosfera që meriton qyteti i UNESCO-s. Megjithëse në temperatura të ulëta shumë qytetarë dhe vizitorë kanë shoqëruar ritmet e muzikës deri afër mesnatës.
Eventi është mbështetur nga bashkia e qytetit dhe TID Gjirokastër ndërsa muzika nuk do të mungojë asnjë mbrëmje deri në ndërrimin e viteve.
Shumë banorë të qytetit kanë planifikuar ta kalojnë festën e fundvitit në restorantet e baret e qendrës historike këtë vit ndërsa duket se një pjesë e madhe e rezervimeve kanë ardhur nga emigrantë që do të kalojnë festat me familjet.
/Kristina Fidhi/
Top Channel