Risi për Botërorin 2026; do të ketë 3 ceremoni hapjeje, nga një për çdo vend pritës 09/05 11:47
Messi, Suarez dhe Neymar, si në kohët e vjetra. Ndodhi në ceremoninë e rimartesës së sulmuesit uruguajan me bashkëshorten e tij, që u zhvillua në në qytetin Punta del Este, në brigjet e Atlantikut para 160 të ftuarve.
Messi ishte i pranishëm me bashkëshorten Antonella Roccuzzo dhe tre fëmijët e tyre.
Të tre të lumtur si dikur, kur pushtonin Europën.
Neymar nuk ia doli të bindte PSG-në verën e kaluar, por gjasat janë që në përfundim të sezonit të rinisë “telenovela”, pasi dëshira e O’Ney-t është të luajë sërish krah 6 herë fituesit të Topit të Artë, për të marrë më pas trashëgiminë e tij te Barcelona.
Top Channel