Vetëvrasje pas videos së çuditshme? Ndërron jetë ish-burri i princeshës së Norvegjisë

26/12/2019 11:38

Ish-bashkëshorti i princeshës Marta Luisa të Norvegjisë, Ari Behn, ka ndërruar jetë në moshën 47-vjeçare, dhe sipas raporteve në media, duket se bëhet fjalë për një vetëvrasje.

Behn kishte luftuar prej një kohe të gjatë kundër depresionit, e këtë e reflektoi dhe në librat e tij. Megjithatë vëmendjen botërore, shkrimtari, më shumë sesa prej martesës me princeshën, e mori sepse akuzoi aktorin e famshëm hollivudian Kevin Spacey për ngacmim seksual.

Autor i disa romaneve dhe veprave teatrale, Behn Aveva kishte lidhur kurorë me Martha Louise në vitin 2002 por përpara dy vjetësh, u divorcuan. Çifti kishte bashkë tre vajza. Gati tre vjet më parë, Behn u rreshtua në mesin e akuzuesve të Spacey-t. Ai pati thënë se në 2007-tën, aktori e kishte prekur poshtë tavolinës në një mënyrë shumë të pahijshme, pas një koncerti të mbajtur për çmimin Nobel të Paqes.

Pak orë përpara se të përhapej lajmi i vetëvrasjes së tij, Spacey kishte publikuar një video ku fliste për vrasjen “me xhentilesë” të armiqve të tij. Behn është akuzuesi i dytë i Spacey-t që ndërron jetë, pas shpërthimit të skandalit seksual që e goditi rëndë karrierën e aktorit të njohur.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA