Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh (EMRAT) 17/12 12:09
Më 19 dhjetor të vitit 2001, në Top Channel do të niste edicioni i parë informativ, i prezantuar nga Monika Stafa dhe Enkel Demi. Sot në faqen Youtube të Top Channel është publikuar video e atij edicioni, duke rikthyer edhe njëherë emocionet e forta.
Në të njëjtën video është bashkëngjitur edhe emisioni i parë i “Fiks Fare”, i transmetuar më 19 dhjetor të vitit 2002.
Në fund të videos është edhe kënga përshëndetëse e Top Channel, e transmetuar 17 vite më parë.
Në fotogaleri dhe në video, mund të shihni ndryshimet ndër vite të disa prej figurave kryesore të Top Channel dhe gazetarisë në Shqipëri.
Top Channel