Një histori flakë e zjarr për një skllave e për një zonjushë
Një histori triumfuese e dëshirës për liri dhe përparim, udhëtimi i jashtëzakonshëm i dy grave mbresëlënëse: Heti Trazovaçe Grimkes, një skllave në rrethinat e Çarlstonit të fillim shek. të XIX, dhe Sarës, bijës ëndërrimtare të Grimkeve.
I frymëzuar pjesërisht prej figurës historike të abolicionistes dhe ithtares së të drejtave të grave, Sara Grimke, romani i Kidit nis të rrjedhë që nga ditëlindja e njëmbëdhjetë e Sarës, ditën kur i dhanë në pronësi një skllave, dhjetëvjeçaren me emrin Trazovaçe.
“Shpikja e flatrave” i ndjek këto dy gra në rrugëtimin e tyre për tridhjetë e pesë vitet në vijim, teksa secila rreket të krijojë jetën e saj, duke lënë gjurmë të dukshme në jetën e tjetrës e duke formuar një marrëdhënie të shënjuar nga faji, dështimet, largimet dhe vuajtjet prej dashurisë.
Kritika për librin
“Frymëzues… i fuqishëm… Duke venë në qendër këto dy femra, ky libër na thellon njohuritë për çka ka ndodhur në mesin tonë – dhe fatin përse kjo çështje është ende e rëndësishme.”
– THE WASHINGTON POST
“Një kryevepër që ngacmon me forcë nënndërgjegjen tonë… duke na çliruar e duke na mbushur me shpresë.”
– NPR
“Ky roman i mrekullueshëm më mprehu shqisat për domethënien e vërtetë të të qenit grua: skllave dhe e lirë. Libër që ia vlen të diskutohet.”
– Oprah Winfrey, O, The Oprah Magazine
Të dhëna për librin
| Autor | Sue Monk Kidd |
| Fletët | 374 |
| Shtëpia botuese | Living |
| Viti i botimit | 2019 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Grupmosha e leximit | mbi 14 vjeç |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Eni Myrtollari |
| Roman | Psikologjik |
Top Channel