Motrave binjake nga Minesota nuk u dhanë shumë shpresa kur lindën, por ato janë më së miri sot, kanë mbaruar shkollën dhe tani janë punësuar.

Vajzat ndajnë të njëjtat organe jetike, por komandojnë secila njërën anë të gjymtyrëve të trupit. Veç kësaj, janë dy persona të ndryshëm, me dy karaktere të ndryshme. Për këtë arsye, donin të vazhdonin degë të ndryshme në universitet, por ishte shumë e vështirë dhe ngaqë do të paguheshin po me një rrogë, vendosën të ndjekin të dyja njërën degë.

Tani që kanë mbaruar shkollën e lartë, vajzat janë punësuar si mësuese matematike në shtetin e tyre, Minesota. Ato ndajnë të njëjtën zemër, të njëjtën shtyllë kurrizore, ndaj dhe ndarja ka qenë e pamundur, por ato nuk është se e duan diçka të tillë.

FOTO GALERI
13/28
E kanë të qartë që kushtet e tyre nuk janë normale, por nuk heqin dorë nga të kërkuarit dashurinë e jetës, edhe pse nuk preferojnë të japin detaje për takimet që kanë me djemtë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA