Prej javësh, moderatoja e “E Diell” Fjoralba Ponari ka pohuar në intervista të ndryshme që Janari do të jetë muaji i ndryshimeve të mëdha të saj në aspektin profesional.

Sot në “E Diell” në Top Channel, ajo u ul në karrigen e të ftuarve ku së bashku me Drejtuesin Artistik & ideatorin e “JEHO”, Alban Male dhanë disa detaje për spektaklin më të ri në Top Channel që i dedikohet talenteve të rinj në muzikë. Ndër të tjera, Ponari kishte rezervuar një ekskluzive që e ndau për herë të parë për teleshikuesit.

“Së shpejti edhe unë do të lançohem në muzikë me një album timin ku producent do të jetë MC Kresha” pohoi Ponari.

Prej Janarit, Fjoralbën nuk do ta shohim më as tek ” Ora e Tiranës”, por vetëm në “E Diell” përmes “JEHO” dhe tanimë në muzikë.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA