Plagosje me thikë në Durrës, 45-vjeçari në gjendje të rëndë, i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale 21/12 18:28
Kur e sheh nga larg, është e vështirë të kuptosh se çfarë është në të vërtetë.
Ishulli i Santa Kruzit, në arkipelagun San Bernando të Kolumbisë, është një nga vendet më të populluara në botë.
Por ndryshe nga ishujt e tjerë, ky nuk është vend për turistë, pasi s’do të kishin ku të rrinin.
Të vetmit turistë vijnë nga një ishull pranë, ku ka hotele. Ata nisen me motoskaf për një vizitë kureshtare që zgjat pak orë.
Shtëpitë plot ngjyra janë ndërtuar prej shumë kohësh e janë trashëguar brenda familjeve, dhe në ishull nuk ka asnjë banor që nuk ka lindur aty.
Top Channel