Aktivistë të shoqërisë civile po zhvillojnë ditën e dytë të protestës pranë “kryeministrisë”, kundër ardhjes së Presidentit Serb Aleksandër Vuçiç në Tiranë. Ditën e djeshme zhvilloi një protestë Lëvizja Vetëvendosje me bazë në Shqipëri, edhe parë kjo degë kishte programuar një protestë kundër minishengenit ballkanik, por tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit, bëri që të anulonte tubimin e tyre.

Vuçiç ndodhet në një takim në Tiranë që nga dita e djeshme së bashku me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe Presidentin e Malit të Zi Milo Gjukaoviç, i cili ju bashkua homologëve të tij mëngjesin e sotëm në Durrës.

Shqipëria bëri bashkë krerët e Ballkanit për të diskutuar këtë mesditë për takimin e tyre të tretë të shengenit. Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje me bazë në Shqipëri por edhe aktivistë të shoqërisë civile, janë kundër këtij minishengeni ballkanik dhe sipas tyre ky samit do të jetë një favorizim i madh për Serbinë dhe i jep atyre dalje në detin Adriatik.

Por kujtimet e luftës janë ende të freskëta në memorien e shqiptarëve dhe sipas tyre Shqipëria kurrsesi nuk duhet të bëjë një marrëveshje me Serbinë, pasi kjo gjë do të destabilizojë qetësinë në rajon. Kujtojmë që Kosova dhe Bosnje Hercegovina nuk janë pjesë e kësaj samiti dhe nuk e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre, pasi ato janë kundër një marrëveshje me Serbinë.

FOTO GALERI
4/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA