Nëse e gjeni veten në ambient të hapur kur është duke rënë shi, kjo nuk do të thotë se duhet të nxitoni për në shtëpi sa më shpejt që është e mundur.

Në fakt, sipas hulumtuesve, ecja në shi ka shumë përfitime shëndetësore, transmeton Telegrafi.

Bright Side i tregon disa prej përfitimeve që i sjell ecja në shi.

Aroma e shiut na bën të lumtur
Shumë bimë prodhojnë vajra të cilat lirohen pas shiut.

Ato i japin ajrit një aromë të cilës njerëzit i reagojnë pozitivisht. Kjo ka të bëjë edhe me erën specifike të ozonit (atomeve të oksigjenit), të cilat ia sjellin ajrit freskinë, e përmirësojnë sistemin tonë qarkullues dhe e zgjojnë trurin.

Të gjitha këto sjellin gëzim te ne.

Shiu e përmirëson metabolizmin
Aktiviteti fizik në shi e aktivizon metabolizmin. Kjo për shkak se lëvizja në këto gjendje atmosferike e nxisin trupin të shfrytëzojë më shumë energji.

Ajri pastrohet gjatë shiut

Shiu i absorbon ndotësit nga ajri, e pastron pluhurin, e pasuron ajrin me oksigjen dhe sjell ndjenjën e freskisë.

Kësisoj, shiu e pastron ajrin dhe kjo është e mahnitshme për njerëzit që janë të ndjeshëm ndaj ndotjes së ajrit.

Zhurma e shiut është relaksuese
Specialistët thonë se pikat e shiut ndihmojnë të na largojnë ankthin dhe stresin.

Ndër tjera, shiu ju ndihmon edhe t’i rikujtoni kujtimet e mira, ta lironi stresin, etj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA