08/11 22:41
“E enjtja e etjes”, kështu është quajtur nata e mbrëmshme nëpër rrugët e Britanisë, të cilat janë mbushur plot me persona që kanë festuar ditët e fundit para festave të Krishtlindjeve me kolegët e miqtë.
Policia e Birmingamit tha se gjatë natës ka patur shumë të lënduar, dy prej të cilëve ishin kafshuar rëndë, ndërsa të tjerë kanë qenë pjesë e sherreve dhe të incidenteve të tjera të ndodhura për shkak të alkoolit.
Krerët e spitaleve u kanë bërë thirrje personave që festojnë që të tregohen të kujdesshëm, pasi duke mbushur ambulancat me të vjella bëjnë që të ketë vonesa për persona të cilët janë vërtet sëmurë.
Top Channel