Nëna ime ka shkelur për herë të parë në një zyrë shtetërore kur u martua. Në zyrën e gjendjes civile, për të lidhur fatin me babanë tim edhe para ligjit. Por kjo, që do të tregoj, është tjetër gjë.

Në një zyrë të vërtetë të pushtetit, atje ku ndihet si frikë deri në kockë hija e rëndë e shtetit, nëna ime ka shkelur për herë të parë kur ishte njëzet e katër vjeçe. Ajo kishte tashmë një fëmijë për gjiri. Një djalë. Mua, që kam marrë sot përsipër të shkruaj në njëfarë mënyre romanin e jetës së saj. Është një histori, të cilën ajo e ka mbajtur brenda kokës së vet si një tumor (fjalët e saj) për tridhjetë vjet. Unë po e shkruaj me dëshirën e saj, madje me urdhrin e saj, por krejt me stilin tim; liri që ajo vetë ma kishte dhënë të plotë qysh në krye të herës, e bindur se kështu përmbushej më mirë pikërisht qëllimi i saj.

Nëna nuk kishte njeri për  t’ia besuar frikën e vet. Një frikë e tillë përbënte në vetvete një akt politik subversiv ndaj regjimit, penalisht të dënueshëm rëndë”. Nëna e Besnik Mustafajt, vjen në roman si një grua e heshtur, e ndrojtur e thjeshtë dhe duarartë. Është një grua e veriut të largët që në fundin e viteve 1950 vihet për herë të parë në një situatë të re- e thirrur nga zyrat e shtetit për një sekret madhor të cilin nuk mund ta ndajë me askënd. Prej asaj kohe ajo i merr zët zyrat, pushtetin, funksionarët dhe njihet me frikën e (pa)arsyeshme të këtyre fuqive që krejt papritur i japin një liri që mund ta keqpërdornin. Ky roman i Besnik Mustafajt është shkruar me kërkesën e saj, ajo ia ka besuar të birit gjithë dhembjet, ndonëse kur ajo vuante ai ishte veçse një kërthi në djep. “Dëmtuar gjatë rrugës. Roman me fund të lumtur sjell megjithatë vetminë e njeriut në shoqëri, prej se gjendet në jetën e tij edhe frika se do të dëmtojë jetët e njerëzve që do”. Libri i botuar nga “Toena” sjell jetën e një gruaje, duke përfaqësuar qindrat si ajo, me frikë për të nesërmen dhe djepin që tundnin.

Të dhëna për librin

Autor: Besnik Mustafaj

Shtëpia Botuese: Botimet Toena

Viti i botimit: 2019

Cmimi: 1000 Lekë

Top Channel