Vitrina e Librit/ Botohet në persisht romani “Rrëfenjë me Ndërkombëtarë” i shkrimtarit Ylljet Aliçka

16/12/2019 10:38

Romani “Rrëfenjë me ndërkombëtarë” i shkrimtarit Ylljet Aliçka sapo qarkulloi në gjuhën persiane nga shtëpia botuese iraniane Degarandishan Publishing House, përkthyer nga Sadaf Abedian, studiuese në Qendrën e Edukimit dhe Përkthimit, në Danimarkë.

Ky botim i fundit pason botimet e këtij romani në Francë, Norvegji dhe Itali. “Rrëfenjat me ndërkombëtarë” qarkulloi në shqip nga Botimet Toena më 2009.

Top Channel