Rrëmbehen dy të mitura në Ferizaj
10/12/2019 11:43
Policia njofton se një person nga Ferizaj ka informuar se dy persona të dyshuar, kanë marrë me forcë dy vajzat e tij të mitura dhe i kanë dërguar në një fshat ku më pas i kanë braktisur.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë intervistuar dhe më pas janë liruar. Rasti shkon në procedurë të rregullt dhe cilësohet si sulm seksual.
Top Channel