Çmimet Booker
Çmimi, i cili ka nisur në 1969, ka qëllim të promovojë letërsinë më të mirë duke shpërblyer romanin më të mirë të vitit të shkruar në anglisht dhe të botuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë. Për të ruajtur përsosmërinë e vazhdueshme të Çmimit Booker gjyqtarët zgjidhen nga një gamë e gjerë disiplinash, duke përfshirë kritikë, shkrimtarë, akademikë, por edhe poetë, politikanë dhe aktorë, të gjithë me pasion për letërsinë cilësore.

Fituesi i Çmimit Booker merr £50,000 dhe, ashtu si gjithë finalistët e tjerë, një çek prej £2,500 dhe një kopje të librit të tyre me lidhje speciale. Fituesit dhe finalistët tani shijojnë gjithashtu një rritje dramatike të shitjeve të librave të tyre në të gjithë botën.

Më shumë se pesëmbëdhjetë vjet pas ngjarjes të “Rrefenja e shërbëtores”, regjimi teokratik i Republikës Gilead është në fuqi, por ka shenja që po fillon të kalbet nga Brenda. Në këtë moment të rëndësishëm, jeta e tre grave komplet të ndryshme bashkohen me rezultate shpërthyese. Dy janë rritur si pjesë e brezit e parë në rendin e ri. Dëshmitë e këtyre dy grave të reja janë bashkuar nga një zë i tretë: një grua që mban pushtetin përmes grumbullimit të pamëshirshëm dhe shpërndarjes së sekreteve. Ndërsa Atwood shpalos “Testamentet”, ajo shfaq veprimet me të thella të Gileadit ndërkohë që çdo grua detyrohet të pajtohet me atë që është, dhe sa larg do shkojë për atë që beson. “Të dashur lexues: Çdo gjë që më keni pyetur mbi Gileadin dhe punët e tij të brendshme është frymëzimi për këtë libër. Epo, thuajse çdo gjë! Frymëzimi tjetër është bota ku po jetojmë.”

Margaret Atwood.

Girl, Woman, Other

(Grua, Vajzë, Tjetër)

Bernardine Evaristo

(Penguin General, Hamish Hamilton)

Girl, Woman, Other ndjek jetët dhe mundet e 12 karaktereve shumë të ndryshëm. Shumica gra, me ngjyrë dhe britanike, ato tregojnë historitë e familjeve të tyre, miqve dhe të dashurve, përmes vendit dhe mes viteve. Polifonik, i gëzueshëm, bashkëkohor dhe i gjallë, kjo është një lloj historie e re e lavdishme, një roman i kohërave tona: festiv, gjithnjë dinamik dhe krejtësisht i parezistueshëm.

 

Top Channel