Pasi i plasën ujërat që në javën e 13-të, mjekët e vendosën foshnjen nën vëzhgim dhe i dhanë jo më shumë se 48 orë pë jetuar.

E pushtuar nga dhimbja, nëna 23-vjeçare nga Britania shkoi në shtëpi dhe nisi të përgatiste funeralin, një kostum të vogël me të cilën ta varroste, ndërkohë që priste mjekët t’i jepnin trupin.

Por orët kaluan, pastaj ditët, dhe tani në javën e 29-të në inkubator foshnja ka nisur të shtojë peshë dhe i ka të gjitha shenjat jetike brenda normave.

Kristi Mizon e kishte pritur me lumturi të madhe shtatzëninë dhe kishte filluar të blinte gjëra bebesh që ditët e para pasi e kishte marrë lajmin, por dita kur pati dhimbje dhe gjakderdhje ia kishte shuar shpresat për t’u bërë nënë. Por tani shpresat i janë kthyer mrekullisht, dhe mjekët i thonë që raste të tilla janë jashtëzakonisht të rralla.

FOTO GALERI
1/7
Kristi Mizon e kishte pritur me lumturi të madhe shtatzëninë dhe kishte filluar të blinte gjëra bebesh që ditët e para pasi e kishte marrë lajmin,

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA