Puntata e sotme ishte më e veçanta që skuadra e “Shiko Kush LUAN” dhe autorja e programit Luana Vjollca kanë realizuar deri më tani. Fokusi kryesor ishin fëmijët që fatkeqsisht po kalojnë momente të vështira në këto ditë të ftohta dhjetori.

Megjithatë gëzimi në sytë e tyre ishte edhe qëllimi i kësaj të shtune dhe kjo u arrit me shumë sukses.

Me lojra të shumta me të ftuarit, animatorët kllouni Erind dhe surpriza që Luana Vjollca kishte përgatitur për ta, i bëri shumë të lumtur.

Dhurata nga stafi i “Shiko Kush LUAN”, lodra, veshje të bukura dhe një çek prej 5000 euro nga sponsori gjeneral Golden Eagle për fëmijët në studio, u përcollën tek ata në mënyrën më të bukur.

Në sfidën mes skuadrave ata duhet të zbukuronin 2 pemë Krishtlindje të cilat do të qëndrojnë në studio deri në fund të këtij sezoni dhe të gjitha dhuratat u dhanë pikërisht në këtë moment.

Luana Vjollca ju dha të drejtën ti hapnin dhuratat në studio dhe me gëzimin e tyre e me interpretimin fantastik të “We are the world” nga Fifi, u mbyll kjo puntatë e “Shiko Kush LUAN”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA