Alkool, seks dhe jaht do të ishte një ditë me fat për cilindo, por nuk rezultoi e tillë pwr Cheya Handlay anëtare e jahtit dhe Jeremy JJ Piggott kapiteni i saj. Ata kanë pranuar për një gjykatë në Australi që po kryenin marrëdhënie seksuale në momentin që jahti luksoz që po drejtohej nga Jeremy, u përplas me një varkë tjetër.

Ata kishin mbuluar dhe kamerën e sigurisë që të mos filmoheshin në momentin që po bënin seks, ndërsa Piggott po e drejtonte jahtin me anë të një telekomande. Në një moment atij i del mjeti lundrues jashtë kontrollit duke u përplasur kështu me një tjetër varkë.

Ngjarja ka ndodhur  marsin e kaluar. Në një kasetë të regjistruar në gjykatë, Handlay është shprehur: “Po unë e bëra këtë gjë të gabuar, duke pirë në punë”.

Nga përplasja dëmet që i janë shkaktuar jahtit janë llogaritur rreth 14 mijë dollarë australianë, ndërsa kapiteni Piggott iu vendos një gjobë rreth 4 mijë dollarë. 46 vjeçari u shpall fajtor pasi mbi të rëndonin dy akuza.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel