Besimtarët hindu mblidhen si çdo vit në vendin ku bëhet sakrifica më e madhe në botë me kafshë, në një zonë të largët të Nepalit.
200 mijë kokë bagëti priteshin të thereshin në këtë festival, duke krijuar një imazh sa unik, aq dhe ngjethës, me mijëra kafshë të ngordhura e me kokë të prera që mblidhen në një fushë.
Sakrifica bëhet në nder të perëndeshës Gadimai, dhe nis me sakrifikimin e një dhie, miu, derri dhe pëllumbi. Më pas, një shërimtar vendas vjen të ofrojë gjak nga pesë pika të ndryshme të trupit.
200 kasapë profesionistë mblidhen te një fushë e vogël dhe përdorin hanxharë të mëdhenj e të mprehur mirë për t’ua prerë kokën edhe me një goditje, ndërsa besimtarët, të cilët kanë sjellë kafshët, ngjiten nëpër pemë e nëpër shtylla për të parë më mirë.
Gjakderdhja dhe pamja makabre që krijon kjo festë ka nxitur grupe të ndryshme që të bëjnë thirrje për ta ndaluar, por, për besimtarët, tradita nuk duhet të ndalojë.
Top Channel