Sulmi me dron me një vdekur dhe 63 të plagosur në aeroportin e Kuvajtit, publikohet video e momentit të goditjes 04/06 09:37
Dy skiatorë humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën kur u rrëmbyen nga një ortek sot në Norvegji, sipas policisë lokale.
Të vdekurit janë një burrë rreth 30 vjeç dhe një vajzë rreth të 20-ave, sipas të njëjtit burim. Orteku ndodhi pak pas orës 11:00 pranë qendrës së skive Hemsedal, në veriperëndim të Oslos.
Ekipet e shpëtimit, vullnetarët dhe një helikopter morën pjesë në operacionin për të gjetur skiatorët e zhdukur. Sipas raportimeve, burri i gjetur i vdekur ishte suedez. Gjendja e dy të plagosurve nuk është sqaruar ende.
Autoritetet lokale kishin paralajmëruar për sot se rreziku i ortekëve në zonë ishte rritur.
Top Channel