EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, transportohet me helikopter drejt Tiranës Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu në të gjithë territorin.
Nesër pritet një mot i kthjellët, ndërsa reshjet e shiut pritet të rikthehen përsëri të hënë pasdite.
Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga 03ºC deri në 10ºC, në zonat e ulëta nga 07ºC në 18ºC dhe në zonat bregdetare nga 11°C në 17ºC.
Era do të fryej në drejtim Veriperëndimor me forcë valëzimi deri në 3 ballë.
Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu në të gjithë territorin. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 02ºC deri në 10ºC dhe në zonat e ulëta nga 06ºC në 12ºC.
Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit në qytetet kryesore të vendin dhe jo vetëm:
Top Channel