Në kohën kur vendi u përball me tërmetin më të fortë prej dekadash të tëra, paniku dhe frika pushtoi qytetarët, një pjesë e mirë e të cilëve kanë dalë nëpër rrugë të tronditur.

Por në mesin e ankthit që ka pushtuar të madh e të vogël, mbërrin dhe një lajm i veçantë. Mrekullia e jetës nuk ndalet përpara forcës së natyrës. Gjinekologia Anika Dokle postoi në Facebook videon e dy foshnjeve binjakë, që erdhën në jetë 20 minuta pas tërmetit.

“Unë dhe shokët e mi edhe këtë herë në maternitet. Këta bebusha binjakë lindën 20 minuta pas tërmetit. Kjo është simbolika më e mirë e vijimësisë së jetës. Nuk kam më fjalë!”, ka shkruar Dokle.

Top Channel