Shkrimtari dhe poeti Visar Zhiti ka theksuar: “Karakteristikë e tregimeve të shkrimtarit Uran Butka është dëshmia e bukur.

Tregime të vuajtjes së bukur. Vdekje e bardhë. Stil i qartë, i rrjedhshëm, rrëfim i mirëfilltë letrar ku shpërthen patosi, njohja e thellë e jetës, imazhet piktoreske dhe fisnikëria, dukuri e brendshme e Uranit, kaq bujarisht e trashëguar. Ishim mësuar ta shihnim në letërsinë e dokumentit, duke rindërtuar panteonin e mohuar të kombit, por me dy librat e fundit me rrëfime, nuk zgjedh dokumentet por shkruan për shpirtin. Në tregimet e tij ka natyralizëm deri në mrekulli. Ai ia lë jetës të fantazojë gjithcka. Tregimi “Bibla” është një mrekulli. Në tregimet e Uranit vërehet një thjeshtësi fraze. Ai di të heshtë, di të bëjë, por dhe di të thotë…”

Po cfarë është vuajtja e bukur? Mjaft prej shkrimtarëve dhe kritikëve tanë e kanë prekur këtë dukuri në veprën e U. Butkës por askush nuk e ka trajtuar vetëm nga pikpamja e koncepteve të vuajtjes së bukur në arritjen e përsosmërisë së tij letrare. Uran Butka në tregimet dhe novelat e tij të përmbledhura në librin “Vuajtja e bukur” lexohet mes thjeshtësisë së tij, kuptohet pastër, ndjehet se ai ka vuajtur por vetëkuptohet mjaft mirë se nuk është thyer. Shkrimtari Zija Cela thotë: “Në e kemi njohur Uranin si një shkrimtar që ka trajtuar në veprën e tij dhimbjen njerëzore, por tani shohim një shkrimtar që ka raporte të shkëlqyera me të bukurën dhe natyrën. Ai i ka shtuar realizmit poezinë”.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA