Foto ilustruese

Përgjatë fundjavës, katër persona kanë rënë në pranga nga policia e Sarandës dhe Vlorës.

Kështu është bërë kapja dhe arrestimi i N.M., 64 vjeç, banues në Vlorë. Ndalimi i këtij shtetasi në kërkim pasi Gjykata e Apelit Vlorë ka dënuar me 6 muaj burgim për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Po kështu F.Sh., 26 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i tij u bë në aksin rrugorë të lagjes “Pavarësia” Vlorë, pasi ky shtetas u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

U arrestuan edhe F.A., 45 vjeç, banues në Sarandë dhe E.D., 37 vjeç, gjithashtu banues në Sarandë, pasi nga kontrolli personal dhe në banesat e tyre, Policia ka konstatuar lënde narkotike (sasi të vogla) e dyshuar e llojit cannabis sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprime të mëtejshm

Top Channel