30/11 16:04
Atletico Madrid i është bashkuar “luftës” për sulmuesin e RB Salzburg, Erling Haaland.
Haaland ka shënuar 26 gola në 18 ndeshje të zhvilluara këtë sezon, duke përfshirë shtatë gola në Ligën e Kampionëve, transmeton KosovaPress.
Kjo gjë ka bërë që të marrë vëmendjen e shumë gjigantëve evropianë si Real Madrid, Juventus, Napoli dhe Manchester United.
Kësaj garë i është bashkuar edhe Atletico me Diego Simeonen në krye, i cili dëshiron ta forcojë sulmin në afatin dimëror për të luftuar për titull deri në fund të sezonit.
Klubi austriak është i gatshëm ta shesë norvegjezin, mirëpo kërkojnë 100 milionë euro.
Top Channel