Është konfirmuar në detyrë prokurori Kleanth Zeka. Vendimi u mor sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për prokurorin e Apelit në Vlorë.

Trupa Gjykuese e përbërë nga Etleda Çiftja, Roland Ilia dhe Firdes Shuli dhanë miratimin për Zekën, pasi rezultoi i pastër në të treja kriteret e vlerësimit.

Në një prononcim për Top Channel pas shpalljes së vendimit, Kleanth Zeka tha: “Ndihem i shpërblyer pasi kam dhënë për drejtësinë gjatë karrierës sime. E dija veten time kush jam dhe këtë gjë e kanë provuar edhe organet e vetting-ut”.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme priten vendimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit edhe për Simon Pashuku, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë dhe Arben Vrioni, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Durrës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA