Parkuan mjetet poshtë banesave, banorët e lagjes 4 në Sarandë i gjejnë në mëngjes… me goma të çara 20/12 12:42
Ndonëse prej vitesh nuk ka poste drejtuese në Itali, Silvio Berlusconi vijon të jetë një prej figurave më interesante të së djathtës evropiane.
Në samitin e Partive Popullore Evropiane, përfaqësueset e Partisë Demokratike kanë shfrytëzuar mundësinë për të patur një kujtim nga ish-kryeministri italian, foton që e kanë publikuar edhe në rrjetet sociale.
Albana Vokshi, Orjola Pampuri dhe Jorida Tabaku janë fotografuar në krah të ish-kryeministrit Berlusconi.
Tre ish-deputetet janë pjesë e delegacionit që udhëhiqet nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i cili mbajti edhe një fjalim përpara të pranishmëve.
Top Channel