Luis Enerique do të rikthehet në krye të kombëtares së Spanjës për Kampionatin Evropian që do të zhvillohet në verën e ardhshme.
5 muaj më parë Enerique dha dorëheqjen nga “La Roja” për shkak të sëmundjes së vajzës së tij Xana, e cila ishte prekur nga kanceri ( ku më pas ndërroi jetë më 29 gusht).
Që nga 19 qershori, Spanja është drejtuar nga Roberto Moreno (ndihmësi i Luis Enerique), nën drejtimin e të cilit përfaqësuesja iberike arriti të kualifikohej pa probleme në finalet e Euro2020. Një muaj më parë Moreno ka deklaruar se “Nëse do të vendosë të kthehet do të hap krahun”.
Sipas Cedena COPE, Federata Spanjolle e Futbollit ka kontaktuar me Enerique, duke i kërkuar që të rikthehej në krye të ekipit. Tekniku mësohet se është përgjigjur pozitivisht. Vendimi mund të bëhet zyrtar pas përfundimit të ndeshjes së fundit në grup me Rumaninë.
Top Channel