E pabesueshme se çfarë ndodh në kampionatin spanjoll, portieri i Zaragozës lë portën dhe godet me grusht kundërshtarin në mesin e fushës 27/04 01:30
Flamurtari i Vlorës ka dhënë sot sinjalin më të qartë se synon të jetë protagonist absolut në elitën e futbollit shqiptar.
Sipas raportimeve të gazetarit të njohur italian Gianluca Di Marzio, kuqezinjtë kanë arritur marrëveshjen për transferimin përfundimtar të Alessandro Bolzan, sulmues i ardhur nga Cagliari në Serie A.
“Bolzan transferohet përfundimisht te Flamurtari, klub i kampionatit shqiptar. Një skaudër shumë ambicioze që synon të fitojë kampionatin”, shkruan Di Marzio në portalin e tij zyrtar.
Ky është një hap i madh për skuadrën vlonjate, e cila pas rikthimit në Superiore këtë sezon, po e tregon qartë se nuk dëshiron të mbetet thjesht një ekip kalimtar.
Top Channel