Ajo jeton në katin e pestë të një pallati në lagjen “Çlirim” në qytetin e Beratit, por tavani i të gjithë banesës ka pësuar shembje dhe çarje. 61-vjeçarja Yllka Musabelliu jeton e vetme në këtë banesë, në kushte shumë të vështira dhe me një pension minimal që nuk i del as për tu ushqyer.

E vetme prej disa vjetësh pas vdekjes së bashkëshortit dhe e pasigurtë për jetën në këtë shtëpi të shkatërruar, Yllka ka trokitur në tē gjitha dyert e institucioneve shtetërore, nga ku e kanë përcjellë pa e ndihmuar.

“Kur bie shi nuk gjej cep në shtëpi ku të futem dhe dal jashtë sepse e gjithë shtëpia pikon”, shprehet ajo mes lotësh. “Vendos govata, tepsira dhe qeska kudo nëpër shtëpi sa herë që bie shi ose iki tek njerëzit e mi. E gjithë shtëpia rrjedh e pikon, korrenti nuk punon, muret janë të gjitha me lagështirë, dritaret janë kalbur dhe tavani është totalisht i rrëzuar”, shprehet ajo.

Yllka Musabelliu mer vetëm 80 mijë lekë (të vjetra) pension nga bashkëshorti, pas vdekjes, por ato nuk i dalin as për të ngrënë e jo më për të blerë ilaçe, pasi vuan nga shumë sëmundje: zemra, tensioni, alergjia, anemia dhe veshkat.

Yllka deklaron se, ka vajtur disa herë në bashki dhe i kanë thënë që s’ka fonde.

Në këto kushte, e sëmurë dhe pa asnjë përkrahje nga askush, ajo bën apel për ndihmë, me shpesën se institucionet vendore apo të tjerë do t’i kthejnë sytë nga ajo për ta ndihmuar.

Mimoza Sinanaj

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA