Edhe pse nuk kanë shansin që të përsërisin fatin e 4 viteve më parë, Kombëtarja e Shqipërisë në 2 takimet e fundit kualifikuese kundër Andorrës dhe Francës do të tentojë të thyej disa rekorde historike.

Shqipëria shkoi në Euro 2016 duke siguruar 14 pikë, por sot, me fitoren ndaj Andorrës në Elbasan, kuqezinjtë mund të arrijnë të thyejnë këtë kuotë rekord, në rast fitoreje, djemtë e drejtuar nga Edi Rejës do të shkonin në 15 pikë të grumbulluar.

Po ashtu, ekipi kuqezi nuk ka fituar asnjëherë 5 ndeshje në një kualifikuese.

Kuqezinjtë po ashtu nuk kanë fituar asnjëherë pikët e plota përballë 2 rivaleve në grup brenda të njëjtit edicion, duke gabuar gjithmonë një nga ndeshjet ndaj ekipeve që pozicionoheshin në vendet më të ulët anë klasifikimin e grupit.

Ndryshe, Shqipëri-Andorrë do të luhet sonte prej orës 20:45 dhe transmetohet nga Digitalb.

Top Channel