Bekim Balaj u rikthye titullar dhe gjeti shumë shpejt rrugën e rrjetës në ndeshjen ndaj Andorrës, por në fund kuqezinjtë nuk shkuan më shumë se një barazim, që i la një shije të hidhur edhe sulmuesit shkodran.

Çfarë mund të kishim bërë më tepër në këtë ndeshje?

Vinim pas një periudhe mjaft të mirë dhe me rezultate pozitive, ndaj nuk duhej të vinte një hap fals i tillë, pasi mund të bënim shumë më tepër. Ndeshja nisi mirë dhe me ritmin e duhur, por më pas morëm dy gola dhe provuam ta kthejmë, por fati ishte në anën tonë.

Shënoni sa herë që luani…

Unë jam gati të luaj sa herë të më kërkojë trajneri dhe të jap më të mirën në fushë, ndërsa formacionin e vendos vetë Reja dhe nuk kam çfarë të them më shumë.

A duhet të guxonim më tepër?

Unë them se ndeshja u interpretua mirë deri diku, pasi patëm kontrollin e lojës dhe krijuam shumë mundësi, por nuk arritëm të shënojmë. Në minutat e fundit ndoshta mund të bënim diçka më shumë, por rezultati 2-2 tregon se ka vend për analizë të thellë.

Në sulm shkonim në mënyrë konfuze dhe në mbrojtje morëm dy gola shumë të lehtë…

Të vjen edhe më shumë keq, kur mendon që i ke shënuar dy herë Andorrës dhe nuk ke fituar. Ndoshta i lamë më të lirë se duhet kundërshtarët në zonë, por mendoj se kishim mundësi të bënim më shumë.

Sot e zhbllokuam shpejt, por vuajtët në lojën vertikale…

Ne kemi treguar siguri në mbrojtje gjatë ndeshjeve të fundit, ndaj ishte e pabesueshme që të pësonim dy gola ndaj Andorrës. Megjithatë duhet të ndalemi dhe të analizojmë këtë moment.

Top Channel