Futbolli evropian çdo fundjavë rezervon sfida spektakolare. këtë të të shtunë është radha e asaj që quhet Klasikja e futbollit gjerman, sfida që do të luhet në Allianz Arena mes Bayernit dhe Borussias së Dortmundit.

Është kjo një ndeshje mes dy ekipeve që nuk kanë qenë shumë konstante në paraqitjet e tyre sidomos Bayerni i Mynihut që në kampionat është shfaqur shumë i brishtë, gjë që u pa edhe në sfidën e javës së kaluar kur u mposht 5-1 nga Eintrachti i Frankfurtit, një humbje që i kushtoi vendin trajnerit Niko Kovac.

Do të jetë Hansi Flick ai që do të drejtojë skuadrën bavareze në këtë ndeshje me teknikun që pranoi se Bayerni në këtë sezon po pëson shumë gola gjë që nuk është aspak një shenjë e mirë. Është kjo një situatë të cilën do të kërkojë që ta shfrytëzojë mjaft mirë, Dortmundi që është në vendin e tretë në renditjen e klasifikimit.

Por pavarësisht pozitës më të mirë që kanë në klasifikim në krahasim me kampionët e Gjermanisë, Dortmundi gjithsesi i trembet Allianz Arenas ku në dy ndeshjet e fundit kanë pësuar humbje me Goleada. objektivi i të besuarve të Favres është që t’i japin një goditje tjetër Bayernit të Mynihut dhe për të thelluar krizën e tij në Bundesligë. Supersfida e Bundesligës gjermane ashtu sikurse edhe ndeshjet e tjera të kampionateve më të rëndësishme të kontinentit të Vjetër do të transmetohet në platformën Digitalb.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA