Balla në takimin e PS: Të hënën votojmë dy anëtarë të Kushtetueses, Reformën Zgjedhore e mbyllim në…

09/11/2019 11:08

Në takimin e PS “Ti zgjedh”, Taulant Balla foli për 4 forma të mundshme votimi në zgjedhjet për përcaktimin e delegatëve të Kongresit.

“Ky është një moment shumë i rëndësishëm për PS sepse ne kemi treguar që jemi e vetmja fuqi ndryshimi. Ne sapo kemi filluar implementin e një risie në politikë, që janë të paktë ata që e bëjnë, kjo për t’i mundësuar organizatave tona për tu drejtuar nga një grua dhe një burrë. Jemi të 5 në botë për nr e grave në qeveri, kjo është një gjë shumë e mirë.

Një nga objektivat tona është barazia gjinore që të mos mbetet vetëm në letra. Në këto zgjedhje do kemi 4 forma të mundshme votimi: do të jenë 362 qendra votimi klasik me fletë, e dyta votim elektronik testim se si do nxjerrë rezultatin, e treta votim online dhe katër votime me post për ata që jetojnë jashtë.

Suksesi i gjithë këtij procesi ka një rëndësi për vazhdimin e mandatit tonë dhe për fitoren në qershor në 2021. Tani PS ka nevojë për riorganizim, dhe të bëjmë ndryshime aty ku është e nevojshme.

Nuk quhet e kryer puna jonë vetëm me 16 nëntor, duhet të vazhdojmë më tej. Duhet ta thellojmë statutin e barazisë gjinore, duhet të shkojmë me 50 përqind burra e gra”, tha ai.

Balla tha më tej se pavarësisht se “KE nuk mori dot vendim pozitiv, por nuk duhet të dorëzohemi sepse qeveria i ka plotësuar të gjitha detyrimet që Shqipëria ka”.

“Të hënën mbyllim vakancat në gjykatën Kushtetuese, pra do zgjidhen 2 të tillë, deri në janar do zgjidhet i 3, brenda Krishtlindjeve mbyllim edhe paketën e reformës zgjedhore. Duhet të ndryshojmë rregullat sa i përket financimit të Partive. Si prsh një parti ka falsifikuar dokumentat për financimin e partisë, prandaj rregullat duhen ndryshuar”, tha Balla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA