Catherine Deneuve, 76-vjeç, përjetoi një “sulm të lehtë në tru, i cili është reversibil”, tha sot familja e saj në një deklaratë të komunikuar nga agjenti i saj, Claire Blondel për AFP.

“Për fat të mirë, ajo nuk ka vështirësi motorike dhe, natyrisht, duhet të pushojë për një kohë,” shtoi i njëjti burim.

Aktorja e njohur u dërgua në një spital në Paris, njoftoi familja pa specifikuar detaje të tjera.

‘Le Parisien’ shkruan në edicionin e sotëm se aktorja kishte humbur vetëdijen gjatë natës së kaluar.

Ikona e filmit francez ka punuar për javë të tëra në filmin ‘De bir vivant’ të regjisorit Emmanuelle Bercot së bashku me Benoit Magimel dhe Cecile de France.

Ajo u bë e famshme në vitin 1964 në filmin e Jacques Demy  ‘Umbrellas of Cherbourg’.

Deneuve u lind më 22 tetor 1943 në një familje aktorësh. Motra e saj e vogël Francoise Dorleac humbi jetën në një aksident automobilistik në vitin 1967, transmeton KosovaPress.

FOTO GALERI
4/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA