Kompania kineze Huawei ka reaguar pas debateve që kanë lindur mbi rrjetin 5G në Shqipëri. Zyrtarët e Ambasadës së SHBA në Tiranë paralajmëruan kundër ndërhyrjes së Kinës në këtë rrjet, ndërsa zyrtarë të mazhorancës qeverisëse janë shprehur ditët e fundit se Shqipëria duhet të mbajë të njëjtin qëndrim si Uashingtoni për këtë çështje.
Por në deklaratën e shpërndarë së fundmi, Huawei thekson se nuk ka bërë asnjë pilotim apo testim 5G në Shqipëri deri tani, dhe gjithashtu nuk ka ndonjë kontratë ose angazhim për të zhvilluar 5G në Shqipëri.
Gjithsesi, kompania kineze thekson se ofron një siguri të lartë në internet dhe kjo është arsyeja pse midis 60 kontratave 5G, 31 prej tyre janë nga Evropa.
Reagimi
Huawei është shumë i vetëdijshëm për rëndësinë e sigurisë në internet, dhe ne ndajmë shqetësimet për këtë siguri në Shqipërisë
Pasi klientët e Huawei blejnë pajisjet, ata kontrollojnë të gjitha aspektet e hyrjes në rrjet, përfshirë sigurinë e sistemeve të tij dhe të dhënat e përdoruesit.
Huawei është një kompani private në pronësi të plotë të punonjësve të saj. Kemi një strukturë të përcaktuar qartë të pronësisë dhe qeverisjes. Asnjë agjenci qeveritare ose ndonjë organizatë e jashtme nuk ka ndonjë aksion në Huawei ose kontrollon Huawei në çfarëdo mënyre.
Gjatë tre dekadave të fundit, Huawei u ka shërbyer tre miliardë njerëzve në të gjithë botën pa ndonjë incident të madh dhe nuk ka prova se nuk mund të na besohet për të siguruar produkte të sigurta telekomunikacioni. Asnjë shitës tjetër nuk mund të pretendojë këtë nivel suksesi në sigurinë në internet dhe kjo është arsyeja pse Huawei është besuar nga kompanitë kryesore Europiane. Midis 60 kontratave 5G të Huawei, 31 prej tyre janë nga Evropa.
Por ne nuk kemi bërë asnjë pilotim apo testim 5G në Shqipëri deri tani, dhe gjithashtu nuk kemi ndonjë kontratë ose angazhim për të zhvilluar 5G në Shqipëri.
Top Channel