Kalendari i tejngjeshur dhe mungesa e datave alternative shkaktuan mjaft polemika në kampionatin anglez të futbollit aq sa detyruan edhe Liverpulin të kërcënonte me largim nga Kupa e Ligës.
Por tani mbajtësit në fuqi të titullit në Champions League do të detyrohen të luajnë dy ndeshje në vetëm 24 orë, si në botërorin e Klubeve ashtu edhe në Carabao Cup kundër Aston Vilës.
Reds do të impenjohen fillimisht në futbollin anglez në 17 Dhjetor, dhe vetëm një ditë më vonë, i njëjti ekip por me futbollistë të tjerë do të luajë në gjysmëfinalet e kupës së botës në Katar.
Mbetet për tu parë sesi do të ndajë skuadrën e tij trajneri Klop, pasi thuajse të gjithë do të duan të luajnë në botëror dhe jo në kupën modeste.
Liverpul vendos kështu një rekord të cilin ushtroi shumë presion për ta evituar. Federata Angleze e futbollit ofroi data alternative por kalendari i ngjeshur mes dy kupave, mes kampionatit dhe Champions, e bëri të pamundur përplasjen.
Top Channel