26/11 20:50
Kryeopozitari Lulzim Basha do të jetë sot në qytetin e Korçës, si vijim i turit të tij për bashkëbisedim me qytetarët. Por rrugës për në Korçë, një banderolë është vendosur për të ironizuar kreun e Partisë Demokratike.
“Welcome Luli! Një vilë për ty në Dardhë”, shkruhet në një banderolë të varur në rrugë.
Qëllimi është të ironizojë Bashën për lajmin e publikuar disa ditë më parë ku pretendohej se kreu i opozitës ka blerë një vilë luksoze në periferi të Tiranës. Por ky lajm u përgënjeshtrua nga PD.
Top Channel