Zhduket 60-vjeçari në Bulqizë/ Policia kërkon ndihmë nga banorët e zonës

03/11/2019 12:37

Një 60 vjeçar nga lagjia Allmete e Bulqizë prej më shumë se 40 ditësh rezulton të jetë i humbur. Policia lokale konfirmon se familjarët kanë bërë denoncimin për zhdukjen e Kadri Duriçit dhe se për këtë rast ka nisur hetimi.

Ndërkaq familjarët kanë shprehur shqetësimin dhe dyshimet e tyre për zhdukjen e 60 vjeçarit, duke qenë në ankth për fatin e tij prej 40 ditësh. Abaz Pepa, i afërmi i Kadri Duriçit thotë se pas denoncimit në polici nuk kanë asnjë informacion për njeriun e tyre.

Ai i ka bërë thirrje policisë të zbardhë ngjarjen si dhe ka kërkuar ndihmë edhe nga banorë të zonës që mund të kenë parë 60 vjeçarin gjatë kohës që është larguar nga shtëpia.

Top Channel