Një person u gjet ditën e sotme nga policia kufitare në Durrës. Policia bën me dije se është identifikuar identiteti i viktimës dhe është një 44-vjeçare nga Shijaku.

Sipas policisë, viktima A.Sh vuante probleme depresive.

Njoftimi i parë:

Durrës
Informacion paraprak

Më datë​ 03.11.2019, në lagjen nr 13 Plazh-Durrës, është gjetur e mbytur në det, një shtetase e moshës afërsisht 25-30 vjeçe.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër.

Në vëndngjarje ndodhet grupi hetimor për identifikimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

Top Channel