Ilustrim

Një person dyshohet se ka vrarë veten me armë gjahu në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “1 Maji” në ambjentet e lokalit në pronësi të viktimës.

Policia po heton ngjarjen.

Njoftimi:

Korçë

Informacion paraprak.

Me datë 03.11.2019, në orën 14.00, jemi njoftuar se në lagjen nr.9, rruga “1 Maji”, shtetasi V.B, rreth 45 vjeç, dyshohet se ka vrarë veten me armë gjahu në ambjentet e lokalit në pronësi të tij.

Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Top Channel