AA 333 ZD është targa e automjetit të prokurorit Arjan Ndoja, ndaj të cilit u qëllua ditën e djeshme me breshëri automatiku pranë mbikalimit të Shkozetit, në autostradën Durrës-Tiranë. Ajo ndodhet ende në vendin e ngjarjes, ndonëse kanë kaluar disa orë nga atentati.

Top Channel publikon foton nga vendi që ditën e djeshme u kthye në skenë të ngjarjes së rëndë, me pasojë plagosjen e tre personave, ku përveç prokurorit të Durrësit morën plagë shoferi Andi Maloku dhe pasagjeri Landi Muharremi, i njohur si “i forti i Sukthit”.

  Atentati/ Grupi i Hetimit për Top Channel: Pas dëshmisë, lihen të lirë Plarent Dervishi dhe Juljan Meçe

  Dy akuzat e rënda me të cilat Prokuroria e Krimeve të Rënda ka regjistruar dosjen e Shkozetit

FOTO GALERI
4/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA