E përdhunoi dhe e mbyti xhaxhai-përbindësh, flet e ëma e viktimës: Pse dreqin është ende gjallë?!

02/11/2019 14:01

Mbrëmja kish’ ardhur dhe vajza 12-vjeçare e Rebecca Petty- t nuk ishte në shtëpi. Vogëlushja i trembej errësirës.

E shqetësuar për të bijën, Rebecca nuk mund ta imagjinonte kurrsesi se çfarë po ndodhte me të voglën e saj. E vërteta pas zhdukjes së Andi Brewer- it ishte e tmerrshme: 12-vjeçarja ishte përdhunuar dhe vrarë nga xhaxhai i saj! Ky i fundit, pasi kreu marrëdhënie seksuale pa dëshirën e së miturës zgjodhi ta mbyste. Teksa një dorë e fuqishme shtrëngonte për çdo herë e më shumë qafën e saj, 12-vjeçarja e kafshoi gjuhën në gjysmë.

Andi Brewer, 12, u rrëmbye, u dhunua dhe u mbyt për vdekje nga gjaku i saj!

Asokohe 32-vjeçari Karl Roberts, i cilësuar si “përbindëshi” u dënua me vdekje për ngjarjen e 1999-s. Përbindëshi e fshehu trupin e zhveshur në pyll, flaku tutje rrobat e saj dhe iku nga skena e krimit.

Aktualisht, e ëma e pikëlluar e viktimës sjell në kujtesë ngjarjen e tmerrshme duke folur kundra, atij që ajo e quan “sistemi i pështirë i drejtësisë”, i cili e ka mbajtur Roberts- in gjallë për dy dekada, ndërkohë që janë zbuluar detaje të tmerrshme nga vrasja e së bijës.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA