Kanë kaluar plot 35 vite nga terminatori i parë kur Arnold Schwarzenegger veshi petkat e T-800, por bota, duhet ta shohë edhe një herë tjetër. Kështu, rikthehet Arnold Schwarzenegger në Terminator-fat i errët i regjisorit Tim Miller, kapitull i ri i sagës së androidit të ardhur nga e ardhmja.
Kur të gjitha kundramasat bëhen të padobishme për të përballuar Rev 9, i dërguari i ri i superkompjuterit Skynet, që kontrollon planetin në të ardhmen, Schwarzenegger, vjen në rolin e një T-800 të vjetër për të shpëtuar të renë Dani Ramos, që interpretohet nga Natalia Reyes.
“Në çdo film, Terminatori është pak i ndryshëm”, nënvizon aktori për agjencinë e lajmeve AFP. Nga suksesi i parë i tij në ekran në 1984, vrasësi kibernetik ka evoluar: terminatori i parë shkatërronte gjithcka, i dyti ishte një mbrojtës dhe ai i tanishmi ka edhe ndërgjegje”. Por, përbërësit nuk ndryshojnë.
Pas 30 vitesh dhe në moshë 63 vjecare, Linda Hamilton rikthehet në rolin e sarah connor. Pas disa refuzimesh, ka vendosur ta pranojë rolin, por jo pa sakrifica pasi për një vit i është nënshtruar stërvitjes dhe një djete të hekurt, pa karbohidrate.
Top Channel