Shqipëria është vend i dashur. E njohim kaq pak, saqë të bën të ndjehesh kaq keq kur e viziton pikë pikë.
Njëfarësoj llastimi figurativ ky që Ilnisa Agolli përmes “Fshatrave të Shqipërisë” rrëfen çdo javë se udhëtimi në fshat, të bën ta duash Shqipërinë ditë pas dite dhe këtë e kupton duke shkelur fshat më fshat.
Kjo e shtunë, na solli në vëmendje Funarin. Kryeveprën e Elbasanit. Shumë pak kilometra rrugë larg tij dhe mund të shijosh një bukuri të virgjër natyrore me resurse të jashtëzakonshme. Me katër liqene që si rrallë herë vezullojnë në të gjelbrën e smeraldit. Madje sikur të mos mjaftonte, aty mund të eksplorosh edhe një shpellë. As dy orë në këmbë nga fshati, dhe gjendesh në Shpellën e Mbytjes.
Një udhëtim fantastik!
Një pasuri tjetër e madhe, e cila të bën të ndjehesh me fat se po: Shqipëria është vend i dashur. Shqipëria është për t’u dashur.
Top Channel