Dy shtetase nga Shkodra ranë në pranga për veprën penale “shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Mësohet se 28-vjeçarja E.F, banuese në Velipojë dhe M.B, 46 vjeçe, banuese në Shkodër në lagjen “Vasil Shanto”, në vendin e quajtur “Truma”, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, nëpërmjet kanosjes, i kanë marrë shumën 50 000 lekë një shtetaseje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma 50 000 lekë dhe dy aparate celulare.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” e kryer në bashkëpunim.

Top Channel