Në sport ka gjithmonë një humbës dhe një fitues !! Përmes këtij mesazhi gjyqtarët Shqiptarë të Unionit zhvilluan ndeshje futbolli me magjistratë italianë gjatë një aktiviteti që synon edukimin se sporti të bën mirë.

Mesa duket gjyqtarët po e shfrytëzojnë sportin edhe për të hequr ndërkohë stresin nga vettingu.

Ishin një grup gjyqtarësh të Shoqatës së Gjyqtarëve që zhvilluan ndeshje futbolli qe synoi rritjen e ndërgjegjësimit për ligjet përmes futbollit.

Aktiviteti u zhvillua edhe në kuadër të 30 vjetorit të konventës për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

Mesazhet e lojës ishin : rregullat e jetës dhe rregullat e lojës. 2. Luaj për të drejtat e tua.

Top Channel