Foto ilustruese

Një shqiptar ra në pranga në Durrës dhe dy italianë u arrestuan në Itali- ky është rezultati i një operacioni policor i bërë njëkohësisht në Itali dhe në Shqipëri.

Operacioni pati si qëllim goditjen e një grupi të organizuar kriminal, që vepron në Itali, Shqipëri dhe vende të tjera, me aktivitet trafikimin e narkotikëve, kryesisht të llojit heroinë, kokainë dhe marijuanë, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Kështu u arrestuan në Itali dy shtetas italianë si dhe u krye arrestimi në Durrës, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit shqiptar E. M., 30 vjeç, lindur në Ersekë dhe banues në Durrës.

Policia njofton se vazhdon kryerja e veprimeve hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së paligjshme të këtij grupi të strukturuar kriminal.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA