Detaje të reja/ Djegia e makinerive dhe dhunimi i rojeve, çfarë ndodhi gjatë natës së djeshme në Rrëshen

31/10/2019 16:47

Detaje të reja kanë dalë në dritë mbi ngjarjen e Rrëshenit, aty ku makineritë e firmës që do të ndërtojë hidrocentralet në zonën e Kaçinarit u dogjën gjatë natës së djeshme.

Po kështu, pre e dhunës ranë edhe 2 të rinj që punonin si roje të makinerive.

Sipas informacioneve të marra kanë qenë 4 persona që kanë dhunuar dy të rinjtë e zënë në befasi, të cilët janë banorë të Kaçinarit, ku nën kërcënimin e armës i kanë lidhur dhe u kanë vendosur flakën 4 automjeteve.

Makineritë janë djegur me benzinë dhe sipas policisë po shihen kamerat e sigurisë së karburantëve për të kuptuar se ku autorët mund ta kenë marrë benzinën , me qëllim identifikimin e tyre.
  Rrëshen/ Digjen makineritë e firmës që do ndërtojë hidrocentralet, dhunohen 2 rojet

Top Channel